F.ekonomik 14

Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik merr pjesë në konferencën “Pjesëmarrja në Vlerësim” në Universitetin e New York-ut në Tiranë

Profesoresha Ajtene Avdullahi ka marrë pjesë në konferencën “Pjesëmarrja në Vlerësim” në Universitetin e New York-ut në Tiranë, si pjesë e Profeedback COST Action CA20112. Në këtë konferencë Profesoresha Avdullahi prezentoi punimin “Qasja Pjesëmarrëse në Ndërmarrësi”, duke u fokusuar në strategjitë për angazhimin aktiv të palëve të interesit në procesin ndërmarrës. Ajo gjithashtu moderoi Panelin nr. 2, ku pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të thella mbi përmirësimin e pjesëmarrjes në praktikat e vlerësimit.