Ekonoik

Fakulteti Ekonomik – Njoftim për ndërrim të planprogramit

Afati për transferim dhe ndërrim të planprogramit për Fakultetin Ekonomik

Njoftohen studentët e interesuar se bazuar në Kalendarin Akademik 2024/2025, kërkesat për transferim dhe ndërrim të planprogramit brenda dhe jashtë Universitetit, përkatësisht Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë, mund t’i parashtrojnë nga data 03.10.2024 deri më 15.10.2024.

Kriteret për ndërrim të planprogramit dhe transferim janë të përcaktuara me Statutin e Universitetit dhe Rregulloren për transferim të studimeve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Kushtet për transferim

  • Kandidati duhet të jetë student i rregullt;
  • Të ketë fituar kushtin për transferim të studimeve së paku në vitin e dytë.

Dokumentet e nevojshme për transferim

Kandidatët që aplikojnë për transferim duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesën për ndërrim të planprogramit apo transferim (shkarkohet në SMU);
  • Vërtetimin për statusin e studentit;
  • Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Planprogrami i studimeve (i vulosur).