Diskutohen mundësitë e bashkëpnimit me kompaninë “45-8 energy”
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka pritur të premten në takim menaxherin e projektit, David Makareno Quiroz, nga kompania “45-8 energy”, me të cilin është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit. Theksi u vu në krijimin e mundësive për punën praktike të studentëve në kuadër të kësaj kompanie, e cila është në pritje të licencës për kërkime të hidrogjenit në Kosovë.
Menaxheri Quiroz, i cili shoqërohej nga Fidaim Sahiti, drejtor teknik, bëri edhe një prezantim më të gjerë të kompanisë “45-8 energy” dhe projekteve që është duke zhvilluar. Të pranishëm përveç rektores ishin edhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi.
Rektorja Deva i falënderoi mysafirët për mundësitë e bashkëpunimit, që do të ishin në të mirë të studentëve.