Takimi me Stafin Akademik të UIBM
Bazuar në misionin e UIBM dhe objektivat strategjike të tij, që synojnë ofrimin e mësimdhënies cilësore për përgatitjen e kuadrove në fusha unike, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional, UIBM ka për qëllim të komunikojë dhe të marrë komente në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha palët e interesit. Për të arritur këtë, zhvillohen aktivitete të shumta dhe shfrytëzohen mjete të ndryshme për të komunikuar me të gjitha palët e interesit, me qëllim vlerësimin dhe përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Të gjitha këto aktivitete janë në pajtim të plotë me objektivat e projektit QASURE.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, organizohen takime me stafin akademik të UIBM lidhur me rishikimin e literaturës për lëndët dhe programet e studimit. Për të qenë në hap me trendet ndërkombëtare të zhvillimit, institucioni synon rifreskimin e literaturës në gjuhën amtare, si dhe në gjuhët e huaja, kryesisht në gjuhën angleze. Në baza të rregullta vjetore, institucioni ndan buxhet për blerjen e librave për të gjitha programet e gjashtë njësive akademike. Sidoqoftë, UIBM mbështet dhe stimulon gjithashtu publikimin e librave nga stafi akademik. Në lidhje me këtë, u diskutua edhe në takimin e radhës me stafin akademik të UIBM.