Ceremonia e ndarjes së certifikatave të pjesëmarrjes për trajnimet e realizuara në kuadër të projektit të mbështetur nga KUSA
Fakulteti i Edukimit në UIBM me datë 21.10.2024 organizoi një ceremoni solemne për ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në trajnimet e mbajtura në kuadër të projektit “Fuqizimi i Analizës së të Dhënave dhe Inovacionit në Qendrën e Avancuar të Kërkimit Akademik”, të financuar nga KUSA (Kosovo United States Alumni), të udhëhequr nga ekipa e projektit: Ass. Hatixhe Gashi, Ass. Gentiana Imeraj dhe Ass. Arbesa Uka.
Në këtë ceremoni morën pjesë Dekanja e Fakultetit të Edukimit, prof.ass.dr. Samire Bllaca Balaj, përfaqësues nga KUSA, staf akademik, administrativ, alumni dhe studentë.
Koordinatorja e projektit, Ass. Hatixhe Gashi, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve kërkimore në Fakultetin e Edukimit dhe përfshirjen aktive të studentëve, stafit dhe alumnit në procesin e zhvillimit profesional. Ajo falënderoi KUSA-n, si dhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për mbështetje, duke shprehur optimizëm për ndikimin afatgjatë që këto trajnime do të kenë në përmirësimin e praktikave kërkimore dhe mësimdhënies.
Projekti, i cili nisi në janar 2024, ka përfshirë tre trajnime kryesore:
• R Program – për analizën e të dhënave statistikore; • Metodologjia e Avancuar Kërkimore;
• Komunikimi për Zhvillim.
Me financimin e projektit, është pajisur Qendra Kërkimore Akademike me 6 laptopë dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e analizave dhe kërkimeve të avancuara.
Ceremonia përfundoi me ndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit, duke reflektuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë trajnimeve.
Fakulteti i Edukimit falënderon KUSA-n për mbështetjen e çmuar dhe të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre. Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e kërkimit dhe inovacionit në arsim, duke promovuar zhvillimin profesional të stafit dhe studentëve.