Mobiliteti studentor përmes programit Erasmus + në Turqi
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Universitetit Zonguldak Bülent Ecevit në Turqi përmes programit Erasmus+, studenti i nivelit Master, Arjanit Ademi, ka filluar mobilitetin e tij studentor. Gjatë këtij mobiliteti, studenti i Fakultetit të Gjoshkencave do të punojë tezen e masterit nën mentorimin e Prof. Melih Geniş (bashkë-mentor) dhe Prof. Gzim Ibishi (mentor) në fushën e Gjeomekanikës së Aplikuar në shfrytëzimin nëntokësor.
Studimi i tij synon të zbatojë praktikat më të avancuara në fushën e gjeomekanikës për të kontribuar në zhvillimin e ri të minierës së Trepçës, duke hapur horizonte të reja dhe duke sjellë një koncept të ri për shfrytëzimin e saj në mënyrë inovative dhe të qëndrueshme.
Kjo përvojë ndërkombëtare do të pasurojë njohuritë dhe aftësitë e studentit tonë, duke reflektuar përfitimet që sjell programi Erasmus+ dhe bashkëpunimet ndëruniversitare në avancimin e arsimit dhe kërkimit shkencor.