Sesioni Informues për Platformën Evropiane të Edukimit Shkollor dhe eTwinning në Fakultetin e Edukimit – Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë
Në Fakultetin e Edukimit-UIBM, u mbajt sesioni i parë informues për mundësitë që ofron platforma eTwinning për zhvillimin e projekteve edukative. Studentët dhe stafi akademik u njohën me mënyrat e integrimit të eTwinning në programet e studimit.
Ekipi udhëheqës i Fakultetit dhe studentët shprehën interes për t’u angazhuar në komunitetin eTwinning, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim.
Fakulteti i Edukimit falënderon Z. Genc Pilingjurka, Zyrtar Kombëtar Mbështetës nga Zyra Kombëtare Mbështetëse për eTwinning në Kosovë, për informacionet e çmuara dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtij sesioni.
Ne jemi të entuziazmuar për mundësitë që na ofron eTwinning dhe presim angazhimin e stafit akademik dhe studentëve tanë në këtë platformë.