2

UIBM u përfaqësua në Konferencën “Mining Congress & Fair”, që u mbajt në Ankara

Universiteti “Isa Boletini” në i Mitrovicë (UIBM), përfaqësuar nga Fakulteti i Gjeoshkencave, mori pjesë në Mining Congress & Fair të mbajtur në Ankara, ku përfaqësues ishte dekani i Fakultetit, prof.assoc.dr. Festim Kutllovci. Gjatë këtij kongresi të rëndësishëm, UIBM pati shtandin e vet informues, i cili ofroi një platformë për të prezantuar Fakultetin e Gjeoshkencave, programet akademike dhe mundësitë e zhvillimit për studentët dhe stafin.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm për Fakultetin e Gjeoshkencave në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave. Dekani Kutllovci, zhvilloi takime të frytshme me kompani të ndryshme nga sektori minerar nga Turqia, përfaqësues nga Ministria Mjedisit të Republikës së Kongos dhe me Prof.dr. Erdin Bozkurt, shefin e Departamentit të Inxhinierisë Gjeologjike në Middle East Technical University (METU). Pas këtyre takimeve, pritet që së shpejti të fillojë një bashkëpunim i ngushtë akademik dhe kërkimor ndërmjet UIBM dhe METU, që do të sjellë përfitime për të dyja palët.

Dekani falënderoi “British Chamber of Commerce in Kosovo” (BCCK) për mbështetjen e çmuar ndaj UIBM. “Kontributi i tyre ka lehtësuar përfshirjen tonë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, duke mundësuar prezantimin e UIBM-it në një platformë të lartë profesionale dhe duke hapur mundësi të reja”, tha ai.

1