Filloi në UIBM konferenca: “Praktikat e mira të mësimdhënies: përvojat dhe prespektiva për të ardhmen”
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka filluar të premten konferenca dy ditore “Praktikat e mira të mësimdhënies: përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”. Pjesë e kësaj konference, që është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me partnerin lokal CMG “Consulting and Management Group” si dhe Fakultetin e Edukimit në UIBM, janë mësimdhënës nga të gjitha nivelet dhe njohës të arsimit duke përfshirë edhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në emër të Komunës së Mitrovicës, në hapje të konferencës, të pranishmi i ka përshëndetur me një fjalë rasti kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, ndërsa konferencën e ka shpallur të hapur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e organizimit, ndërsa pjesëmarrësve ju ka uruar suksese në këtë konferencë shkencore. “Realizimi i konferencës për komunitetin arsimor, paraqet një platformë ku pedagogët, akademikët dhe profesionistët e arsimit mund t’i ndajnë praktikat e mira dhe përvojat e tyre për ta përmirësuar cilësinë e mësimit”, tha ajo.
Konferenca ka për qëllim prezantimin dhe promovimin e praktikave më efektive të realizimit të orëve mësimore, mësimin nga përvojat e strategjive të suksesshme të mësimdhënies dhe të nxënit, identifikimin e sfidave dhe të gjetjen e mënyrave për t’i adresuar ato në mënyrë efektive. Gjithashtu konferenca shton bashkëpunimi për të krijuar rrjetin e nevojshëm të arsimtarëve dhe të profesionistëve në arsim
Të gjithë mësimdhënësit, studiuesit, profesorët universitar, udhëheqësit arsimo, dhe studentët që janë pjesë e ndërtimit të qëllimeve të konferencës, me punimet e tyre. Konferenca do të trajtojë temat që lidhen me edukimin e hershëm, inovacionin në mësimdhënie, rolin e udhëheqjes për rritjen e rezultateve të nxënësve si dhe do të sjellë si risi trajtimin e edukimit social-emocional.
Temat që lidhen me Praktikat e mira mësimore në edukimin e hershëm përmes zhvillimit të aftësive të komunikimit dhe të bashkëveprimit si dhe përdorimi i lojërave edukative për të ndihmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativ të fëmijëve do të ndikojnë në krijimin e modelve të reja mësimore.
Inovacionet në mësimdhënie në shkollën fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë ndikojnë në zhvillimin e modeleve të mësimit bazuar në projekte për t’i motivuar nxënësit për mësim; Përdorimi i metodave të mësimit bazuar në zgjedhjen e problemeve për t’i thelluar njohuritë dhe aftësitë analitike të nxënësve si dhe integrimi i pajisjeve dhe i aplikacioneve teknologjike në mësim për të rritur përfshirjen aktive dhe për të ndihmuar mësimin e personalizuar.
Konferenca sjell risi dhe përovjën amerikane për të mësuarit Social-Emocional (SEL). Diskutimi për teknikat dhe praktikat e përshtatshme për t’i ndihmuar nxënësit në zhvillimin e aftësive të tyre sociale dhe emocionale si dhe përfshirja e përfitimeve të të mësuarit social-emocional në performancën akademike dhe përgatitjen për jetën
Modeli i kësaj konference do të bëhet i përvjetshme, duke krijuar hapësirë për komunitetin arsimor që përvojat e tyre profesionale t’i shfaqin para opinionit të gjerë publik, si dhe duke i shkëmbyer përvojat të bëhen nxënës të përjetshëm.