Cover

Thirrje për Aplikime: Mobiliteti i Studentëve dhe Stafit në Universitetin West Pomeranian University of Technology, Szczecin (WPUT)

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) shpall thirrjen për mobilitetin e studentëve dhe stafit në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin West Pomeranian University of Technology, Szczecin (WPUT)  për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025.

Mobilitetet e disponueshme:
Mobilitete për studentë (Qëndrim një-semestral)

Mobilitete për stafin akademik (5 ditë pune për mobilitet)

Fushat e Studimit:
Ekonomi (brenda ofertës së Fakultetit të Ekonomisë në WPUT)
Për më shumë detaje rreth kurseve të disponueshme, ju lutemi vizitoni listën e kurseve për vitin akademik 2024/2025:
WPUT- POLAND Faculty of Economics THE OFFER FOR INTERNATIONAL STUDENTS FOR THE YEAR 2024/2025 FIRST DEGREE

Kriteret e vlerësimit për studentët:
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin Ekonomik dhe të aplikojnë për semestrin veror 2024/2025.

50% meritë akademike (bazuar në transkriptën e notave),
30% njohja e gjuhës angleze (niveli minimal i kërkuar B2),
20% motivimi (bazuar në letrën e motivimit).
Stafi Mësimdhënës që aplikon për mobilitet duhet të jenë pjesë e Fakultetit Ekonomik.

Për Mobilitetin e Stafit Mësimdhënës: Rezultatet duhet të dorëzohen deri më 29 Nëntor 2024. Datat e mobilitetit dhe programi mësimor duhet të dakordohen me Koordinatorët e Fakultetit në WPUT.
Informacione Shtesë:

Si të Aplikoni:
Studentët dhe stafi i interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme online dhe në formë fizike tek Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore.

[email protected]

Për studentët: Formulari i aplikimit, CV, dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, dhe transkripta e notave.
Për stafin akademik: Formulari i aplikimit, CV, dhe plani mësimor.

Për çdo pyetje ose informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni:
[email protected]