QZHK organizoi sesion informues për “Global Engineer Girls Kosovo”
Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) ka organizuar të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë sesion informues së bashku me “Global Engineer Girls Kosovo” për të mësuar më shumë rreth qëllimeve, misionit, rrjedhave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes për programin e “Global Engineer Girls”. Kjo është një nismë ndërkombëtare që inkurajon vajzat dhe gratë të eksplorojnë karriera në STEM me fokus në inxhinieri.
Sesionin informues e mbajti, Bujar Gashi, nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun (Limak Kosovo International Airport J.S.C, Prishtina International Airport “Adem Jashari”). Ai ka dhënë detaje lidhur me këtë projekt që ofron mundësi për vajzat dhe gratë për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme dhe të vetëmjaftueshme. “Global Engineer Girls Kosovo” ju ofron vajzave dhe grave bursa, trajnime, mentorim, praktikë dhe mundësi karriere.
Në sesion ishin të pranishme studente nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike. Në emër të UIBM, udhëheqësin e këtij sesioni informues e ka falënderuar Alban Fazliu nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në UIBM.