Default

Njoftim: Eksperti ndërkombëtar, Gerhard Mettler, do të mbajë ligjëratë me temën: “Produktet e Fermentuara në Konditori”

Të nderuar staf dhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se z. Gerhard Mettler, një ekspert i njohur ndërkombëtar në industrinë e pastiçerisë dhe produkteve të fermentuara, do të mbajë një ligjëratë të veçantë me temën: “Produktet e Fermentuara në Konditori” në ambientet e universitetit tonë.

Detajet e Ngjarjes

Ligjërata Teorike

  • Data: E enjte, 14 nëntor 2024
  • Ora: 10:45 – 11:45
  • Vendi: Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë – FTU, Kati 1, S105

Seanca Praktike

  • Data: E premte, 15 nëntor 2024
  • Ora dhe vendi: Do të njoftoheni gjatë ligjëratës.
  1. Mettler, me mbi 30 vite përvojë në drejtimin e një furre dhe pastiçerie, do të ndajë njohuritë e tij të thelluara mbi teknikat e fermentimit dhe prodhimin e produkteve artizanale, duke përfshirë edhe menaxhimin e punës dhe marketingun në sektorin e pastiçerisë. Përvoja dhe aftësitë e tij do të jenë të dobishme për të gjithë të interesuarit në fushën e industrisë ushqimore.

Ligjërata dhe seanca praktike do të mbahen në gjuhën angleze.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje unike dhe të përfitojnë nga përvoja ndërkombëtare e z. Mettler, i cili ka kontribuar në projekte të ndryshme në Evropë dhe Azi.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë stafin dhe studentët e interesuar.

Me respekt,