Juridik

Dekani i Fakultetit Juridik për nder të Festave të Nëntorit ndan mirënjohje për studentët

Në kuadër të festave të Nëntorit, dekani i Fakultetit Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ka ndarë mirënjohje për studentët që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin e Fakultetit, si dhe për studentët e dalluar për vitin akademik 2024. Kjo ngjarje festive, e cila synon të vlerësojë angazhimin dhe sukseset e studentëve, shënon një moment të veçantë në jetën akademike të Fakultetit Juridik.

Dekani Qerimi shprehu mirënjohjen e tij për studentët që kanë kontribuar në avancimin e dijes, dhe për ata që kanë pasuruar me iniciativat e tyre jetën akademike dhe shoqërore të fakultetit. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e angazhimit të studentëve për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit, duke nënvizuar se kontributet e tyre janë të çmuara dhe mbështesin vazhdimësinë e një edukimi cilësor.

Ai falënderoi gjithashtu të gjithë studentët që, në vitin 2024, kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për avancimin e dijes dhe kultivimin e vlerave akademike, duke e bërë Fakultetin Juridik një ambient më dinamik dhe të pasur me mundësi për të gjithë studentët. Qerimi theksoi, se ky është një moment i veçantë, jo vetëm për ata që u shpërblyen, por edhe për gjithë komunitetin studentor, i cili vazhdon të kontribuojë në rritjen dhe përmirësimin e këtij institucioni të shquar arsimor.