Stresi

U mbajt sesioni informues: “Menaxhimi i stresit”

Organizuar nga Qendra për Zhvillim në Karrierë e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Rotaract Club Prishtina, u mbajt të martën sesioni informues dhe ndërveprues mbi: “Menaxhimin e stresit dhe menaxhimin e informacioneve të rrejshme që qarkullojnë”. Në këtë sesion ku ishin të pranishëm studentë nga të gjithë njësitë akademike në UIBM, kanë ligjëruar: Eledina Bushi, Ardita Metushi dhe Artina Kabashi.

Sesioni kishte për qëllim që të ofronte këshilla për studentët për të përballuar stresin e përditshëm dhe për të identifikuar informacionet e rreme në një kohë kur ato po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.