Image (1)

UIBM bëhet anëtar me drejta të plota në “Danube Rectors’ Conference( DRC)

Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është bërë anëtar me të drejta të plota në “Danube Rectors’ Conference (DRC)”.  Për këtë vendim është njoftuar rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva nëpërmjet një letre zyrtare të drejtuar nga Friedrich Fualhammer, president i DRC-së.

Ai e ka uruar rektoren Deva për konfirmimin e këtij vendimi që ishte marrë gjatë muajt nëntor nga Ansambleja Gjenerale e DRC-së. “Jemi të lumtur që UIBM do të bëhet pjesë e rrjetit të DRC-së ku bëjnë pjesë më shumë se 60 universitete”, ka theksuar presidneti Faulhammer.

Rektorja Deva, tha se ky është edhe një lajm i mirë për UIBM në vazhdën e projekteve dhe angazhimit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ndërsa, prorektorja Bekteshi, theksoi se anëtarësimi në DRC hap mundësi për rritjen e bashkëpunimit  në zhvillimin e rajonit, me pjesëmarrje në  projekte, mobilitete, shkolla verore, duke u fokusuar në çështjet siç janë digjitalizimi, agjenda e gjelbër, për një shoqëri të qëndrueshme