UIBM pjesë e një aktiviteti të Erasmus+ në Universitetin e Lubjanës
Të udhëhequr nga rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, pjesëtarë të stafit akademik kanë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të projektit Erasmus+ në Universitetin e Lubjanës. Në grupin e tretë të Erasmus+, ku ka qenë i përfshirë stafi i UIMB, janë organizuar ligjërata, takime dhe trajnime të organizuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë në Universitetin e Lubjanës.
Në këto takime ishin të përfshirë anëtarët e stafit akademik nga UIBM, të përfaqësuar nga rektorja, Deva, prorektori për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, prof.asoc.dr. Muharrem Zabeli, dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci, prodekani i FGJS-së, prof.asoc.dr. Afrim Osmani dhe shefi i Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, profesor Bastri Zeka. Këto aktivitete synojnë të mbështesin shkëmbimin akademik dhe të krijojnë mundësi për aplikime të përbashkëta në projekte të Bashkimit Evropian.