Rinia si Fuqi Avokuese – Tema e ligjëratës nga koordinatori rinor (ReLoAD) në Fakultetin Juridik
Sot, në Fakultetin Juridik, koordinatori rinor i projektit ReLoAD, Mehmet Salihu, mbajti një ligjëratë inspiruese për studentët e vitit të parë, ku theksoi rëndësinë e rinisë si një forcë fuqizuesë në fushën e avokaturës. Me një qasje moderne dhe të angazhuar, ai nënvizoi se rinia ka potencialin të sjellë ndryshime të thella në sistemin ligjor dhe në shoqëri. Aktivizimi i të rinjve dhe angazhimi i tyre në profesione si avokatë mund të luajë një rol kyç në forcimin e drejtësisë dhe zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë.
Gjatë qëndrimit të tij në Fakultet, koordinatori rinor, Salihu, u prit nga dekani i këtij Fakulteti, Prof. asoc. dr. Islam Qerimi. Gjatë takimit, u zhvillua një shkëmbim ideje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe reciprocitetin mes institucioneve, si dhe u diskutua për projektin e radhës, i cili do të realizohet në muajt e parë të vitit 2025. Ky projekt pritet të jetë një vepër e rëndësishme për fakultetin dhe studentët e tij.