Gëzuar 2025!

Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva, për Vitin e Ri 2025!

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar prorektorë, dekanë, prodekanë

Të nderuar pjesëtarë të stafit akademik dhe të administratës

Të dashur studentë

Më lejoni që me rastin e ndërrimit të motmoteve t’ju uroj Vitin e Ri 2025 në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe në emrin tim personal. Qoftë një vit i mbarë dhe i begatshëm  për ju dhe familjet tuaja!

Viti që po lëmë pas për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ishte sfidues, por me përkushtim dhe vendosmëri arritëm ta shndërrojmë në një rrëfim të suksesshëm. Riakreditimi i të gjitha programeve që ishin në proces, vlerësimi maksimal nga Auditori i Përgjithshëm, anëtarësimi në organizata dhe asociacione vendore e ndërkombëtare si dhe të arriturat e stafit akademik dhe studentëve, e rrumbullakësojnë një vit suksesi.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e përpjekjeve për ta bërë UIBM një institucion të konsoliduar dhe të vlerësuar. Faleminderit të gjithëve që jeni të vendosur për të vazhduar punën e mirë përkundër sfidave që kemi përpara.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

 

Me respekt,

Rektorja

Prof.dr. Nurten Deva