Prekaz..

Nderim për të rënët në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz

Një delegacion i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, i udhëhequr nga rektorja, prof.dr, Nurten Deva, ka vizituar të enjten Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Delegacioni ka  bërë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe gjithë të rënëve në Betejën e 5,6 dhe Marsit në lagjen Jashari.

Rektorja Deva, tha se vizioni, guximi dhe sakrifica  e Adem Jasharit dhe gjithë të rënëve për liri, i kanë ndryshuar epokat. “Padyshim se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është periudha më e ndritur e Kosovës”, theksoi ajo.