Majjre

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik dhe Lëvizjes “FOL”

Dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Islam Qerimi dhe Drejtoresha Ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin e ndërsjellë në promovimin dhe kontributin në studime dhe praktika që lidhen me çështje juridike dhe shoqërore me rëndësi, si dhe në nxitjen e arsimit ligjor dhe parimeve demokratike.

Po ashtu, marrëveshja parasheh bashkëpunime të mëtejshme në fusha me interes të përbashkët dhe shkëmbim përvojash në përputhje me misionin e tyre institucional.

 

 

Shperndaj ne: