Sher

SHER ofron mbështetje për rishikimin e statutit të UIBM

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ka pritur të mërkurën në takim një ekip të organizatës “SHER”, të përbërë nga Nehat Dervishi, Blerim Saqipi dhe Shqiponjë Kodraliu.  Në takim ku ishin të pranishëm edhe prorektorët, prof.dr. Sabri Avdullahu dhe prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, u bisedua për nevojën e rishikimit të statutit të UIBM dhe mbështetjes që mund të ofroj SHER.

Nehat Dervishi nga SHER bëri me dije se tashmë kanë krijuar një përvojë të mirë sa i përket procesit të rishikimit të statutit më Universitetin e Prishtinës, që do të shërbej edhe për universitetet tjera. Ai theksoi se ata kanë filluar t’i mbështesin universitetet në këtë projekt me nismë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në mënyrë që universitetet të prodhojnë statute sa më të avancuara.

Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, shprehu falënderimin e saj për mbështetje nga SHER jo vetëm për rishikimin e statutit, mirëpo edhe për shumë projekte të tjera. Ajo tha se mbështetja është e mirëseardhur dhe gjithsesi pret një punë ekipore që do të rezultojë me sukses.

  

Shperndaj ne: