Screen Shot 2025 04 25 At 08.40.19

U realizua me sukses webinari “Nxënësit me dhunti – karakteristikat, identifikimi dhe përkrahja”

Më 25 prill 2025, në kuadër të ushtrimeve të lëndës Puna me fëmijë të talentuar, u realizua me sukses një webinar me studentët e Fakultetit të Edukimit. Ligjëruese e këtij takimi ishte znj. Naime Hoxha PhDc, drejtoreshë e Institutit ATOMI, e cila ndau njohuri të vlefshme dhe përvoja të rëndësishme nga puna e saj shumëvjeçare me fëmijët me dhunti.

Të pranishmëve iu drejtua edhe dekanja e Fakultetit të Edukimit, prof. Samire Bllaca Balaj, e cila përshëndeti pjesëmarrësit, falënderoi ligjëruesen dhe njëherësh përgëzoi Institutin ATOMI për punën dhe përkushtimin në mbështetje të fëmijëve me dhunti në vendin tonë.

Përmbajtja e trajtuar gjatë webinarit adresoi në mënyrë të qartë karakteristikat e fëmijëve me dhunti, procesin e identifikimit të tyre, si dhe mënyrat efektive të përkrahjes nga ana e mësimdhënësve. Studentët patën mundësinë të përfitojnë njohuri të drejtpërdrejta dhe të diskutojnë rreth pyetjeve dhe koncepteve që lidhen me këtë tematikë.

Instituti ATOMI, tash e disa vite, është i angazhuar në trajnimin dhe mbështetjen e mësimdhënësve në procesin mësimor me fëmijët e talentuar, duke ofruar ekspertizë të rëndësishme për përmirësimin e qasjes pedagogjike ndaj tyre. Kjo e bëri këtë webinar një mundësi të vlefshme për studentët tanë në rrugëtimin e tyre drejt formimit profesional.

Webinari u fasilitua nga Ass Arbesa Uka, e cila në fund të takimit falënderoi znj. Hoxha për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar në pasurimin e njohurive të studentëve në këtë fushë të veçantë të edukimit.

Fakulteti i Edukimit mbetet i përkushtuar në organizimin e aktiviteteve të tilla që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin profesional të studentëve dhe lidhjen e tyre me praktikën dhe ekspertizën nga fusha.

 

Shperndaj ne: