Fjur 6

Në Fakultetin Juridik të UIBM-it, u realizua bashkëligjëratë e hapur në lëndën e kriminalistikës

Për studentët e Fakultetit Juridik që janë duke vijuar ligjëratat në lëndën “Kriminalisika” u mbajtë ligjëratë e përbashkët me temë “Abuzimi Seksual përmes Teknologjisë: Analizë e Kuadrit Penal të Kosovës dhe Rreziqeve Kibernetike”!

Bashkëligjërues i profesorit Islam Qerimi, i cili është bartës i kësaj lënde ishte znj. Greta Daci, PhD (c) nga Universitetit i Gëtingenit në Gjermani!

Doktorandja Daci i njoftoi studentët në mënyrë të hollësishme mbi format e abuzimeve seksuale përmes teknologjisë, siç janë: Sextortion (shantazhim seksual online); Grooming (tërheqja e të miturve online); Pornografia e të miturve “Revenge porn” (shpërndarja pa leje e materialeve intime); Deepfake-pornografi dhe manipulimi i pamjeve; Defamacioni (Shpifje); Online Impersonation (Impersonifikimi online); Doxing( Shperndarja e informatave personale). Ndërsa, në aspektin e inkriminimit nga aspekti penalo – juridik bashkëligjëuesit i prezentuan dispozitat që janë inkriminuar në Kodin Penal si në vijim: Neni 182 Ngacmimi, Neni 183 Ngacmimi Seksual, Neni 226 Lajthimi në fakt lidhur me moshën e viktimës, Neni 227 Dhunimi, Neni 229 Sulmi seksual, Neni 230 Degradimi i integritetit seksual, Neni 231 Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, Neni 232 Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, Neni 233 Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.

Studentët e përcollën këtë bashkëligjëratë me interesim të madh dhe duke shtruar vazhdimisht pyetje edhe ligjërata ndërroi formën e prezentimit duke u shndërruar në një debat të gjallë.

Pas kësaj ligjërate dekani me menaxhmentin e Fakultetit dhe stafin akademik për znj. Daci organizoi një pritje në zyren e tij, ku u diskutua edhe për planet e ardhshme të bashkëpunimit me institucionet gjermane në të cilat doktorandja Daci është e angazhuar!

 

Shperndaj ne: