Lajmi

Gëzim Hallaçi, menaxher i degës së Bankës Ekonomike në Mitrovicë mbajti ligjëratë të hapur për studentë

Gëzim Hallaçi, menaxher i degës së Bankës Ekonomike në Mitrovicë, ka mbajtur të hënën një ligjëratë të hapur për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ligjërata është organizuar nga profesoresha e lëndës “Lidershipi”, Donika Aliu – Zhuja.

Studentët patën rastin që të njihen me zhvillimin e karrierës me temë “Lidershipi në sektorin bankar dhe sfidat e sukseseve në rrugën drejt pozicioneve udhëheqëse”. Ligjërata të tilla nga drejtues dhe përfaqësues të institucioneve janë një praktikë e shpeshtë në UIBM.

Shperndaj ne: