Capture12

Fakulteti Ekonomik përfaqësohet në Konferencën Ndërkombëtare ECO4ALL në Rumani

Profesoresha Ajtene Avdullahi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ECO4ALL, e cila u mbajt më 9–10 maj 2025 në Universitetin Alexandru Ioan Cuza në Iași, Rumani, nën kuadër të COST Action CA22124.

Në këtë konferencë, profesoresha Avdullahi prezantoi punimin me titull: “A Systematic Review of the Literature on Sustainable Business Models in Restaurants, Zero Food Waste Practices, and Consumer Awareness”, të realizuar në bashkautorësi me profesorët: Qazim Tmava, Esat Durguti dhe Besart Hajrizi.

Punimi adreson rëndësinë e modeleve të qëndrueshme të biznesit në sektorin e gastronomisë, praktikat për reduktimin e mbetjeve ushqimore në zero, si dhe vetëdijësimin e konsumatorëve për çështjet mjedisore dhe sociale.

 

Shperndaj ne: