0.9.142

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka hapur zyrtarisht thirrjen e katërt për grante

Ju njoftojmë se Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka hapur zyrtarisht thirrjen e katërt për grante, duke ftuar projektet të aplikojnë për
financim me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të aftësive dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomive të vendeve të rajonit,
përfshirë edhe Kosovën.

Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë grante të konsiderueshme për të mbështetur:

1. Investime në pajisje moderne për laboratorë,
2. Përmirësimin e infrastrukturës,
3. Zbatimin e programeve të të mësuarit në punë apo sistemit dual.

Shuma e financimit të kërkuar nga RCF-ja duhet të jetë ndërmjet 150,000 dhe 500,000 Euro.

Konsorciumet duhet të përbëhen nga të paktën një institucion i arsimit të lartë dhe aftësimit profesional (si fakultet, shkollë profesionale,
apo qendër trajnimi), në partneritet me minimumi tre ndërmarrje.

Informacione të detajuara mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzim janë të disponueshme në dokumentin e bashkëlidhur RCF Giudelines.

Thirrja është hapur më 7 prill 2025, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve është 6 qershor 2025, deri në ora 23:59 CET.

Ju inkurajojmë të shfrytëzoni këtë mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet arsimit dhe sektorit privat dhe për të
investuar në zhvillimin e qëndrueshëm të fuqisë punëtore.

Linku

Shperndaj ne: