Pjesëmarrja e Dekanit të Fakultetit Juridik në punëtorinë për Regjistrimin e të Drejtave Pronësore
Më 29 maj 2025, me ftesë të BIRN-it në kuadër të projektit “Piakos”, Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Islam Qerimi, mori pjesë në punëtorinë profesionale të organizuar në bashkëpunim me Odën e Noterëve dhe institucione të tjera relevante.
Punëtoria me temë “Regjistrimi i të drejtave pronësore: Aktet noteriale dhe regjistrimi i tyre në Regjistër” u mbajt në ambientet e Komunës së Mitrovicës dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe avancimin e praktikave në fushën e së drejtës pronësore dhe noteriale.
Ligjërues kryesor i punëtorisë në cilësinë e eskpertit ligjor të kontrakruar nga BIRN ishte Prof.ass.dr. Bashkim Preteni, profesor në Fakultetin Juridik – UP dhe njëri ndër themeluesit e shërbimit noterial në Kosovë.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të sistemit të drejtësisë, përfshirë noterë, gjyqtarë, avokatë dhe ekspertë të kadastrës. Temat e trajtuara përfshinë:
– Titujt juridikë dhe të drejtat që regjistrohen në Regjistër;
– Vlefshmëria kohore e akteve noteriale për regjistrim;
– Shitja dhe pararegistrimi i njësive ndërtimore në objekte kolektive;
– Përmbajtja dhe dokumentacioni i nevojshëm për aktet noteriale;
– Korrigjimi dhe tjetërsimi i pronës, përfshirë regjistrimin në emër të vetëm njërit bashkëshort;
– Ekzekutimi i masave të përkohshme të gjykatës;
– Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për verifikim, komunikim dhe shkëmbim të të dhënave.
Pjesëmarrja aktive e Dekanit të Fakultetit Juridik në këtë punëtori dëshmon përkushtimin e institucionit tonë në avancimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave me aktorët kryesorë të fushës së drejtësisë në Kosovë. Diskutimet e kësaj tryeze do të shërbejnë edhe për kurrikulën e Fakultetit Juridik dhe kishte dakordim të plotë që së shpejti në hapësirat e UIBM-së të vazjdohet me punëtoritë tjera të kësaj fushe.
