2

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me gjashtë universitete në kuadër të projektit QA-Sure

Në kuadër të projektit QA-Sure njëri nga qëllimet kryesore është forcimi i bashkëpunimit, rritja e sigurimit të cilësisë dhe ndërkombëtarizimi midis anëtarëve të konsorciumit dhe partnerëve të BE-së. Për të arritur këtë qëllim UIBM ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me: Western Balkans University (Shqipëri), Polis University (Shqipëri), Luarasi University (Shqipëri), Public International Business College Mitrovica (IBCM), South East European University (North Macedonia) dhe International School for Social and Business Studies (Slovenia).

Përmes këtyre memorandumeve bashkëpunimi Institucionet bien dakord të bashkëpunojnë në fushat e mëposhtme:

  • Shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira në lidhje me sigurimin dhe përmirësimin e brendshëm të cilësisë.
  • Pjesëmarrja në aktivitete të përbashkëta trajnimi, ngjarje të të nxënit nga kolegët dhe vizita studimore brenda kornizës QA SURE.
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në ngjarje të përbashkëta përhapjeje, siç janë tryeza të rrumbullakëta, punëtori ose konferenca.
  • Përpjekje të përbashkëta në propozimet e ardhshme të projekteve Erasmus+ dhe Horizon në lidhje me sigurimin e cilësisë dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët akademik në arsimin e lartë.

Për këtë qëllim me datë 24.06.2025 koordinatorët e projektit QA-Sure nga universitetet partnere së bashku me koordinatoren e UIBM Prof.assoc.dr. Merita Shala u pritën në UIBM nga Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof.Assoc.dr. Edita Bekteshi dhe z. Abdullah Sadiku, Zyrtar I lartë për projekte dhe programe. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e baskëpunimit për projekte të ardhshme.

2
2
3
1
5
4
6
7
10
8
9
11
2315467108911
Shperndaj ne: