Picture111

Anëtarë nga stafi akademik morën pjesë në seminarin dyditor të organizuar nga Zyra Erasmus+, me temën “Përdorimi i Mjeteve të Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë”

Anëtarët e stafit akademik Sabri Avdullahi, Bahtir Hyseni, Zahir Qerkin dhe Basri Zeka morën pjesë në seminarin dyditor të organizuar nga Zyra Erasmus+, me temën “Përdorimi i Mjeteve të Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë”.

Seminari kishte për qëllim të nxisë diskutimin dhe shkëmbimin e përvojave mbi mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të integrohet në procesin mësimor dhe hulumtues në arsimin e lartë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me zhvillimet më të fundit në këtë fushë dhe të diskutojnë potencialin që AI ofron për përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Në përfundim të seminarit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje, si dëshmi e angazhimit dhe interesimit të tyre profesional për zhvillimin dhe inovacionin në arsim.

UIBM e konsideron shumë të rëndësishëm përfshirjen e stafit të vet në aktivitete të tilla, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe përfshirjes në proceset ndërkombëtare të zhvillimit akademik.

Shperndaj ne: