Fjur 11

Takimi për Testimin e Instrumentit të Vlerësimit të Zhvillimit Profesional Pedagogjik në Fakultetin Juridik

Më 30 qershor 2025, në Fakultetin Juridik u mbajt takimi për testimin e instrumentit kualitativ dhe kuantitativ të pyetësorit për vlerësimin e zhvillimit profesional pedagogjik. Ky aktivitet u zhvillua në përputhje me Planin e Përmirësimit dhe rekomandimet e ekspertëve të jashtëm për programin e Fakultetit Juridik.

Nën udhëheqjen e Dekanit, Prof. dr. Islam Qerimi, stafi menaxherial ftoi stafin akademik në një takim pune me qëllim diskutimin dhe testimin e këtij instrumenti. Takimi u zhvillua në formën e fokusgrupeve, ku u shqyrtua dhe vlerësua dokumenti lidhur me aktivitetet që do të inkorporohen në planin strategjik të Fakultetit.

Kontributi i pjesëmarrësve u vlerësua si shumë i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë dhe efikasitetit të këtij procesi në Fakultet. Të dhënat kuantitative nga pyetësori u shpërndanë te stafi akademik për t’i mundësuar atyre të njohin disponimin e përgjithshëm brenda Fakultetit. Përgjithësisht, stafi tregoi një qasje proaktive në përgjigje, dhe të dhënat konsiderohen si bazë e mirë dhe e mjaftueshme për vlerësim.

Në kuadër të takimit u prezantuan dhe përmbledhën gjetjet kryesore të Fokus Grupeve, ndërsa Menaxhmenti i Fakultetit, bazuar në të dhënat nga pyetësori dhe diskutimet e zhvilluara, propozoi rekomandimet për avancimin e zhvillimit profesional të stafit.

Ky proces reflekton angazhimin e Fakultetit Juridik për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin profesional të stafit akademik, përmes trajnimeve të dedikuara dhe mbështetjes së vazhdueshme.

Shperndaj ne: