Picture1

Pjesëmarrje e dekanit të Fakultetit Juridik në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Dekani i Fakultetit Juridik të UIBM, Prof. Dr. Islam Qerimi pati nderin të marr pjesë në pritjen e organizuar për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Në një atmosferë festive dhe mikpritëse, u bashkua me përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe miqve të shumtë të Amerikës në Kosovë, për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin amerikan dhe për miqësinë e thellë ndërmjet vendeve tona.

Gjatë kësaj ceremonie, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, znj. Anu Prattipati, në fjalën e saj u shpreh: “Nuk mund ta imagjinoj një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë.”

Prandaj, Dekani Qerimi theksoi se këto fjalë përforcojnë edhe një herë lidhjet e veçanta që bashkojnë popullin e Kosovës me popullin amerikan – një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në emër të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Dekani Qerimi shpreh mirënjohjen për ftesën dhe për mundësinë që të jem pjesë e këtij momenti simbolik që forcon më tej partneritetin tonë të përhershëm.

Shperndaj ne: