IMG 2617

Mirënjohje për Prof. Dr. Islam Qerimin nga Komuna e Vushtrrisë për kontributin në arsimin e lartë dhe shkencën juridike

Sot, një vlerësim i veçantë iu bë Prof. Dr. Islam Qerimit, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi. Në një ceremoni solemne, z. Idrizi ndau mirënjohje për prof. Qerimin si shenjë respekti për kontributin e tij të çmuar si qytetar i Vushtrrisë në fushën e arsimit të lartë, shkencës juridike dhe menaxhimit institucional.

Gjatë ndarjes së mirënjohjes, kryetari Idrizi theksoi: “Ky është një akt simbolik por i rëndësishëm për të vlerësuar punën dhe përkushtimin e palodhshëm të prof. Qerimit në edukimin e brezave të rinj dhe avancimin e shkencës juridike në vend. Institucionet tona janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim me figura akademike që i japin drejtim, vlerë dhe qëndrueshmëri zhvillimit arsimor dhe shoqëror.”

Prof. Dr. Islam Qerimi shprehu falënderim për këtë vlerësim duke e cilësuar atë si një nder të veçantë:
“Faleminderit shumë Kryetarit Idrizi për këtë akt të çmuar, që nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një motivim për brezat e rinj. Është nder i veçantë për mua të pranoj këtë mirënjohje si qytetar i Vushtrrisë dhe si pjesë e komunitetit akademik.”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë e sheh këtë vlerësim si dëshmi të rolit të rëndësishëm që luajnë kuadrot akademike në zhvillimin e shoqërisë dhe përforcimin e lidhjes mes institucioneve arsimore dhe komunitetit lokal.

Shperndaj ne: