Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare – Korçë, 21–22 nëntor 2025
Ftoheni të merrni pjesë me punimet tuaja shkencore në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Zhvillimi Rajonal në Kohë Ndryshimesh: Integrimi i Sfidave dhe Mundësive për një të Ardhme të Qëndrueshme”, e cila do të mbahet më 21–22 Nëntor 2025, në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri.
Kjo konferencë organizohet nga Universiteti “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) si partner.
Qëllimi i konferencës është të bashkojë studiues, praktikues dhe politikbërës nga fusha të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit rajonal në një botë në ndryshim të shpejtë. Temat e konferencës përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):
Zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike
Zhvillimin ekonomik dhe pabarazitë rajonale
Përfshirjen sociale dhe integrimin rajonal
Transformimin digjital dhe qytetet inteligjente
Arsimin, kërkimin dhe inovacionin
Bujqësinë dhe zhvillimin rural
Qeverisjen dhe politikat rajonale
Shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin rajonal
Gjuha zyrtare e konferencës: Gjuha angleze
Ne ju inkurajojmë të ndani punimet tuaja shkencore, idetë dhe përvojat praktike në këtë forum ndërkombëtar, duke kontribuar në dialogun shkencor dhe zhvillimin e politikave për një të ardhme të qëndrueshme.
Për më shumë informacion mbi regjistrimin, dorëzimin e punimeve dhe afatet përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të konferencës INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE
