Mundësi punësimi përmes KosovaJob
Të nderuar studentë të UIBM,
Ju njoftojmë se në kuadër të bashkëpunimit tonë me platforma të ndryshme të punësimit, tani keni mundësinë të shfrytëzoni KosovaJob, një ndër platformat më të mëdha në vend për shpallje pune, praktika profesionale dhe mundësi karriere.
Në këtë platformë do të gjeni:
- Shpallje të reja pune në fusha të ndryshme;
- Mundësi për praktika profesionale gjatë dhe pas studimeve;
- Informacione për zhvillim të karrierës dhe rrugëtimin profesional.
Për të parë shpalljet aktuale dhe për të aplikuar, vizitoni linkun: KosovaJob
Inkurajojmë të gjithë studentët e UIBM që të përfitojnë nga këto mundësi dhe të eksplorojnë opsione të reja për të ardhmen e tyre profesionale.
