Leadalko 1

UIBM merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të LEADALKO të mbajtur më 4-5 shtator, Maltë

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të LEADALKO, duke bashkuar përfaqësues të të gjithë partnerëve të konsorciumit për të shqyrtuar progresin dhe për të koordinuar aktivitetet e ardhshme të projektit. Në këtë takim u diskutuan çështje menaxheriale rreth aktiviteteve  te projektit, shpërndarjes së tyre, përfshirjes së partnerëve të institucioneve arsimore të larta dhe organizmave te tjerë te rëndesishem arsimorë.

Projekti LEADALKO, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, synon të forcojë kapacitetet e lidershipit brenda institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin institucional dhe ndikimin afatgjatë në të gjithë rajonin.

UIBM u përfaqësua në takim nga Prof. asoc.dr. Merita Shala – Koordinatore Institucionale e Projektit nga UIBM.

Takimi i Komitetit Drejtues shërbeu si një platformë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin, për të siguruar harmonizimin e aktiviteteve dhe për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për të çuar përpara lidershipin transformues dhe për të rritur kapacitetet e institucioneve të arsimit të lartë në rajon.

Shperndaj ne: