Ekspertë zviceranë të noterisë ligjëruan para studentëve të Juridikut
Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë pasur rastin të dëgjojnë të hënën një ligjëratë për shërbimin noterial në Kosovë dhe në Evropë nga ekspertë zviceranë të kësaj fushe. Para tyre kanë ligjëruar Michael Merlot dhe Roland Niklaus, udhëheqës të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve.
Dekani i Fakultetit Juridik, Bashkim Preteni, i cili poashtu ka qenë i pranishëm në këtë ligjëratë, tha se ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për studentët. “Ligjërata e ekspertëve zviceranë të noterisë ka zgjuar një interesim të madh të studentëve, meqë përvojat e tyre do t’u shërbejnë studentëve në të ardhmen”.
Dekani Preteni, tha se vitin e ardhshëm planifikohet që në Universitetin “Isa Boletini”, të mbahet një shkollë verore rajonale me ligjërues ndërkombëtar të noterisë.