Fakulteti Juridik u përfaqësua në Konferencën e Fakulteteve të Drejtësisë nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia
Në këtë konferencë Fakultetin Juridik e përfaqësuan Dekani, Prof.dr. Islam Qerimi dhe Prof.ass.dr. Zahir Çerkini.
Gjatë punimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për bashkëpunimin ndëruniversitar, përfshirë projektet e përbashkëta në kuadër të Erasmus+ dhe mundësinë e krijimit të një Joint Master Degree për të dtejtën e BE-së.
Përveç pjesëmarrjes në sesionet plenare, Dekani Prof. Islam Qerimi zhvilloi takime bilaterale me përfaqësues të fakulteteve të tjera të rajonit, duke hapur perspektiva të reja për bashkëpunim akademik dhe shkencor.
Ky angazhim i Fakultetit Juridik është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të avancuar programet e studimit dhe për të kontribuar në procesin e integrimit evropian përmes arsimit dhe shkencës.
