Ftesë për pjesëmarrje në “Ditën e Pritjes” për studentët e vitit I
Të nderuar studentë të vitit I në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ftoheni të merrni pjesë në “Ditën e Pritjes” që mbahet të mërkurën (1 tetor 2025) në Amfiteatrin I, prej orës 10:00. Përveç mirëseardhjes nga drejtuesit e UIBM, për studentët do të mbahet edhe një sesion informues për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU) si dhe shërbimet e zyrave tjera. Mirë se vini!
