INFINIT Qatar Training Center ofron njëzetë (20) teste ne forme te Burses nga Autodesk
Fakulteti i Inxhinierise Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) të Universiteti të Mitrovicës “Isa Boletini” eshte ne perpjekje te vazhdueshme te krijimit te mundesive me te mira per studentet e ketije Fakulteti, si ne pjesen teorike dhe praktike po ashtu edhe ne pjesen e certifikimeve profesionale nga fusha te caktuara. Me kete rast ju njoftojme qe FIMK ka realizuar nje marreveshje bashkepunimi me INFINIT Qatar Training Center ( http://infinitcenter.com/ ) e cila eshte nenshkruar me date 27.04.2017 nga Dekani i FIMK, prof. Dr. Hakif Zeqiri dhe perfaqesuesit e INFINIT Qatar Training Center. Permes kesaj marveshje INFINIT Qatar Training Center ofron njëzetë (20) teste ne forme te Burses nga Infinit, nga programet e Autodesk-ut, për studentët e FIMK te vitit te pare dhe te dyte e qe e kan degjuar lenden e AutoCAD-it, me ç’rast studentët do të mund të marrin certifikata të njohura ndërkombëtare. Testi mund të shfrytëzohet për gjashtë (6) programet e Autodesk-ut: AutoCAD, Inventor, Revit, Maya, 3ds Max dhe Fusion 360.
Studentët para se të marrin bursat, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Studentët të jenë të dalluar ( me notë mesatare 7 +)
- Studentët duhet të jenë në vitin e II-të dhe të III-të bachelor, ose master
- Për studentë që zgjedhin programin e çertifikimit në Autocad, duhet ta kenë ndjekur lëndën e AutoCAD-it dhe përfunduar me notë 7+.
- Studentët duhet të kenë njohuri të Gjuhës Angleze, pasi që testi do të mbahet në atë gjuhë (niveli duhet të jetë Preintermediate +).
Ne rast te numrit te madhe te studenteve qe I plotesojne kushtet e lartepermenduara, atehere do te aplikohen kritere shtese te perzgjedhjes.
Per te aplikuar, klikoni ne linkun e meposhtem dhe plotesojeni formen duke e bere submit. Aplikimin duhet ta beni deri me date 03.05.2017.
Ne mes te dates 05.05.2015 dhe dates 15.05.2015 do te mbahen testet per studentet e perzgjedhur