Pro5

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara të teknologjisë së fermentimit”

Në kuadër të projektit “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara të teknologjisë së fermentimit”, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU), u mbajt të hënën një punëtori  mbi procesin e prodhimit të verës.  Përveç menaxhmentit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe atyre të FTU-së, të pranishëm ishin edhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës, përfaqësues të industrisë së verës, si dhe studentë dhe profesorë të FTU-së.

Udhëheqësja e këtij projekti, prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu,  tha se qëllimi i këtij aktiviteti është të krijoj një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit të verarisë, për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe për të forcuar lidhjet midis kërkimit shkencor dhe prodhimit praktik të verës në vendin tonë. “Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga UIBM, MASHTI dhe ORCA është integrimi i kërkimit shkencor në procesin e fermentimit, rritja e aftësive kërkimore të studentëve përmes punës eksperimentale, zhvillimi i kompetencës për analiza kimike dhe mikrobiale të produkteve të fermentuara dhe lidhja e mësimit universitar me kërkimin praktik në proceset e fermentimit në veçanti në prodhimin  e verës”, tha ajo.

Një fjalë përshëndetëse në emër të UIBM e mbajti prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, ndërsa punëtorinë e shpalli të hapur dekani i FTU-së, prof.asoc.dr. Mensur Kelmendi. Ai falënderoi menaxhmentin e UIBM dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë projekt.

Pof.ass.dr. Bahtir Hyseni, i cili bashkë me prof.dr. Alush Musaj janë në ekipin drejtues të këtij projekti, ka mbajtur para të pranishmëve një prezantim për “Qasjen akademike dhe shkencore në prodhimin e verës”. Ai është fokusuar në intensifikimin e bashkëpunimit  të universitetit me industrinë, sidomos në fushën e prodhimit të verës, që paraqet një potencial të rëndësishëm zhvillimi për ekonominë vendore.

Pro2
Shperndaj ne: