F1

Studentët e FTU-së vizituan verarinë “Stone Castle” në Rahovec

Në kuadër të projektit “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të teknologjisë së fermentimit”, të premten është realizuar vizita në verarinë “Stone Castle”. Studentët kanë parë nga afër analizat laboratorike që zhvillohen në këtë fabrike.

Ata panë nga afër edhe matjen e alkoolit, SO2 total e të lirë si dhe prezencën e sheqernave ne verë. Gjithashtu studentët vizituan Institutin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër se si funksionin instituti dhe u njohën me analizat të cilat i zhvillon ky institut.

Në të ardhmen e afërt të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe Institutit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec.

F2
Shperndaj ne: