Ftesë: Konferenca përmbyllëse e projektit “Research-Based Teaching in Fermentation Technology”
Të nderuar/a,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën Përmbyllëse të Projektit “Research-Based Teaching in Fermentation Technology”, me titull “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara të Teknologjisë së Fermentimit”.
Konferenca do të mbahet në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU), më 26.12.2025, duke filluar nga ora 09:30. Qëllimi i konferencës është prezantimi i rezultateve shkencore të projektit, përvojave të studentëve, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet universitetit, industrisë dhe institucioneve relevante.
Do të ishte nder dhe kënaqësi për ne, prania e juaj në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dhe shkencore.
Gjeni të bashkangjitur agjendën.
