1 (4)h

Mobilitet i stafit akademik të UIBM në Fakultetin Ekonomik – Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Në periudhën 2–7 shkurt 2026, Profesoresha e Fakultetit Ekonomik Ajtene Avdullahi u mirëprit nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në kuadër të një mobiliteti kërkimor MOVE Grant, të mbështetur nga Western Balkans Fund (WBF).

Gjatë kësaj vizite akademike, profesoresha Avdullahi, zhvilloi takime zyrtare me dekanen e Fakultetit Ekonomik dhe stafin akademik, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional, ripërtirjen dhe aktivizimin e marrëveshjes mes dy universiteteve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor.

Në kuadër të takimeve profesionale, u realizua shkëmbim përvojash mbi projektet kërkimore në zhvillim, si dhe u identifikuan mundësi konkrete për bashkëpunime të ardhshme në iniciativa rajonale dhe evropiane.

Një pjesë e rëndësishme e mobilitetit iu kushtua punës kërkimore në terren, e realizuar në bashkëpunim me Dr. Brikene Dionizi, përfshirë zhvillimin e intervistave dhe mbledhjen e të dhënave empirike për projektin përkatës.

Po ashtu, u diskutuan perspektivat për aplikime të përbashkëta në thirrjet COST, ku të dyja koleget janë pjesë aktive, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit brenda dhe jashtë rrjeteve evropiane të kërkimit shkencor.

Ky mobilitet akademik përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve ndërinstitucionale, si dhe rritjes së ndërkombëtarizimit.

Shperndaj ne: