Prezantim informues nga 7Arte për studentët e UIBM – 12.02.2026 nga ora 11:00
Të nderuar studentë të UIBM,
Ju njoftojmë se të enjten, më datë 12.02.2026, nga ora 11:00, në objektin e Rektoratit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një prezantim informues për studentët, lidhur me punën, aktivitetet dhe mundësitë që ofron organizata 7Arte.
Ky sesion do të mbahet nga përfaqësuesit e 7Arte dhe ka për qëllim t’ju njohë më nga afër me angazhimin e tyre, projektet që zhvillojnë, si dhe mundësitë për përfshirje dhe zhvillim për studentët dhe të rinjtë, përfshirë punë praktike dhe angazhim vullnetar në kuadër të Green Fest.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të shfrytëzoni këtë mundësi për t’u informuar dhe për të bashkëbiseduar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e 7Arte.
