Problemet me buxhet rrezikojnë fillimin e vitit të ri akademik në universitetet publike
Rektorët e universiteteve publike në Konferencën e Rektorëve të mbajtur më 6 shtator 2017, lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik, kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth disa vështirësive me të cilat janë duke u përballur. U potencuan problemet e krijuara me rastin e angazhimit të bashkëpunëtorëve të jashëtm dhe punësimit të personelit akademik në marrëdhënie të rregullt pune sipas numrave të lejuar me Ligjin e Buxhetit të vitit përkatës.
Në një kërkesë drejtuar bartësve kryesor të insitucioneve, thuhet se vështirësi kryesore është mungesa e buxhetit dhe si pasojë moslejimi i angazhimit të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime, që mund të rezultojë me pamundësinë e fillimit të vitit të ri akademik. Poashtu kërkohet që angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime të mos trajtohet i barabartë me punësimet e rregullta të personelit akademik, përkatësisht një angazhim i barabartë me një vend të rregullt pune, por kjo të kalkulohet në bazë të numrit të orëve dhe lartësisë së pagesës.
Me qëllim të evitimit të shtyerjes, përkatësisht rrezikimit të fillimit të vitit të ri akademik 2017/18, rektorët kërkojnë nga Ministria e Financave që të jap leje parimore për të gjitha universitete publike për shpalljen e konkurseve publike për pranim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në kohëzgjatje prej një, përkatësisht dy semestrave.