Fimk

Studentë të FIMK-ut morën pjesë në edicionin e pestë të International Cybersecurity Defense Challenge 2026 (ICDC 2026)

Më 21 shkurt 2026, një ekip i studentëve nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike mori pjesë në edicionin e pestë të International Cybersecurity Defense Challenge 2026 (ICDC 2026). Gara u organizua nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me Iowa State University dhe Iowa National Guard dhe simulon skenarë realë të mbrojtjes së infrastrukturës digjitale nga sulme kibernetike në kohë reale.

Ekipi përbëhej nga Gentian Voca, Erza Osmani, Flutura Hyseni dhe Valdrin Bislimi, nën mentorimin e prof. Agon Bajgora. Gjatë tetë orëve të garës, studentët u përballën me sfida që përfshinin mbrojtjen e serverëve, analizën forenzike, identifikimin e ndërhyrjeve të paautorizuara dhe rikthimin e shërbimeve të komprometuara.

Pjesëmarrja në këtë garë përfaqëson një përvojë të vlefshme praktike dhe dëshmon përkushtimin e UIBM në zhvillimin e aftësive të studentëve në fushën e sigurisë kibernetike.

Shperndaj ne: