Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – BSc
Programi Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – Bachelor ofron një program studimor
duke u mbështetur në kurikulat bashkëkohore, me të arriturat shkencore dhe kërkimet që
realizohen në këtë fushë. Niveli i arritjes profesionale dhe bazat shkencore që arrijnë
studentët me këtë program studimi, janë solide për zhvillimin e industrisë ushqimore. Po
ashtu, bazat e fituara në studimet themelore në ketë program studimi përgatisin kuadrot
adekuate për institute hulumtuese, për institucione dhe ndërmarrje publike e private si në
vend, rajon por edhe në botën e jashtme, si dhe për arsimimin e kuadrove të ardhshme
nga lëmi i Inxhinierisë dhe Teknologjisë ushqimore.
Teknologji – Bsc, specializimet: Inxhinieria Mjedisore dhe Inxhinieria Kimike
Niveli i arritjes profesionale dhe bazat shkencore që arrijnë studentët me program
Tekmologji – Bachelor janë solide për zhvillimin e industrisë kimike. Po ashtu, bazat e
fituara në studimet themelore në ketë program studimi përgatitin kuadrot adekuate për
institute hulumtuese, për institucione dhe ndërmarrje publike e private si në vend, rajon
por edhe në botën e jashtme, si dhe për arsimimin e kuadrove të ardhshme nga lëmi i
inxhinierisë kimike dhe inxhinierisë mjedisore.
