Burimi

Takim informues për buxhetin e vitit fiskal 2026

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të enjten një takim informues për buxhetin e vitit fiskal 2026, planin e aktiviteteve dhe planin e rrjedhes së parasë. Në takimin e udhëhequr nga drejtori për Buxhet dhe Financa, Burim Hasani, morën pjesë prorektorë, dekanë dhe zyrtarë të administratës.
Drejtori Hasani i ka njoftuar të pranishmit për detajet e buxhetit për vitin fiskal 2026. Theks i veçantë iu kushtua planeve të zyrave kërkuese sa i përket rrjedhes së parasë.
Gjithashtu ai i ka njoftuar të pranishmit edhe për shpenzimin e buxhetit për vitin 2025 në masën 99.74 për qind, duke rezultuar me një vit jashtëzakonisht të suksesshëm fiskal.
Shperndaj ne: