Takim informues për vizitën e ekipit monitorues nga AKA
Me ftesë të Prof. Dr. Sabri Avdullahit, Prorektor për Cilësi dhe Zhvillim Akademik, është mbajtur një takim pune me prodekanët e njësive akademike, në të cilin është diskutuar lidhur me vizitën monitoruese të realizuar javën e kaluar në institucion nga ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i ecurisë së vizitës monitoruese dhe shkëmbimi i informacioneve lidhur me takimet dhe diskutimet e zhvilluara ndërmjet ekipit monitorues dhe përfaqësuesve të institucionit. Gjatë takimit, prorektori informoi të pranishmit për çështjet kryesore që janë trajtuar gjatë vizitës, për vërejtjet dhe rekomandimet e paraqitura nga ekipi monitorues, si dhe për rëndësinë e këtij procesi në forcimin e sistemit institucional të sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm akademik.
Në këtë takim u theksua gjithashtu roli dhe përgjegjësia e njësive akademike në ruajtjen dhe avancimin e standardeve të cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe administrim akademik. Prodekanët e njësive akademike u inkurajuan që të vazhdojnë angazhimin aktiv në proceset që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin institucional.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe hapat e ardhshëm dhe angazhimet konkrete të njësive akademike, me qëllim përmirësimin e mëtejmë të proceseve akademike dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara në fushën e cilësisë dhe zhvillimit akademik. Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin institucional në funksion të avancimit të cilësisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të institucionit.
