THIRRJE PËR APLIKIM: Shkolla Verore ASTRA 2026 dhe 3CS – mundësi për studentët e UIBM!
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë fton studentët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në dy programe ndërkombëtare të shkollave verore për vitin 2026.
Këto programe ofrojnë mundësi shumë të mira për zhvillim akademik dhe profesional në fusha bashkëkohore si siguria kibernetike, krimi kibernetik, inteligjenca artificiale, teknologjia dhe transformimi digjital.
1. CYBER-CRIME & CYBER-SECURITY (3CS)
Përshkrimi i programit
Programi 3CS u ofron studentëve dhe profesorëve ndërkombëtarë një mjedis unik për të eksploruar çështje aktuale në ndërthurjen mes teknologjisë dhe ligjit. Ky trajnim është veçanërisht i përshtatshëm për ata që janë të interesuar për sfidat globale të epokës digjitale.
Gjatë programit, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema si:
- krimi kibernetik dhe siguria kibernetike,
- luftimi i krimit të organizuar dhe trafikimit me njerëz,
- përdorimi i teknologjive të avancuara nga kriminelët kibernetikë,
- kriptovalutat, inteligjenca artificiale dhe platformat digjitale,
- mbledhja e provave digjitale,
- cyber-forensics dhe hetimet me kripto-asete.
Kohëzgjatja
9 ditë
02.07.2026 – 10.07.2026
26.06.2026
17.07.2026
3 ECTS
18.06.2026
Përshkrimi i programit
ASTRA 2026 është një shkollë verore intensive dhe praktike që fokusohet në zhvillimet më të fundit në Inteligjencën Artificiale (AI), me theks të veçantë tek agentic workflows dhe organizatat autonome.
Programi trajton kalimin nga mjetet tradicionale të AI-së që vetëm ndihmojnë përdoruesin, drejt sistemeve më të avancuara që mund të:
planifikojnë,
koordinojnë,
dhe ekzekutojnë procese të plota pune.
Pjesëmarrësit do të mësojnë për:
përdorimin praktik të AI në organizata,
automatizimin e proceseve,
integrimin e AI me mjete të biznesit dhe ekipeve,
diskutime mbi raste reale dhe laboratorë praktikë.
5 ditë
06.07.2026 – 10.07.2026
15.06.2026 – 19.06.2026
3 ECTS
22.06.2026
Kush mund të aplikojë?
Mund të aplikojnë studentët e UIBM nga drejtimi:
Shkenca Kompjuterike
Si të aplikoni?
Letër motivimi në gjuhën angleze
Vërtetim studenti
Transkript i notave
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (nëse posedojnë)
Kopje të pasaportës / letërnjoftimit
Studentët e interesuar duhet të paraqiten pranë Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare brenda afatit përkatës për secilin program.
Për më shumë informata rreth përmbajtjes së programeve, dokumenteve të nevojshme dhe procedurës së nominimit, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
